Lidhje

Oprah Winfrey: Presidenca, jo në ADN-në time


Zhurma për një garim mundshëm për Shtëpinë e Bardhë të manjates së medias Oprah Winfrey mbrriti në një fund zhgjënjyes.

Oprah i tha revistës “InStyle” se kandidimi për president “nuk është në ADN-në e saj”.

"Nuk është diçka që më intereson" tha ajo në një intervistë të botuar të enjten. "U takova me dikë që tha se do të më ndihmonte me fushatën. Kjo gjë nuk është për mua".

Spekulimet për një garim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të aktores 63 vjeçare dhe personalitetit televiziv u rritën pas fjalimit të saj energjik kundër ngacmimeve seksuale dhe racizmit, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve “Globi i Artë”.

Fjalimi i saj kishte të gjithë përbërësit e një fjalimi fushate polike.

Presidenti Donald Trump tha se do ta mirëpriste një garë kundër Oprah Winfrey-it në vitin 2020, duke u shprehur i sigurt në një fitore të tij.

Por sipas një anketë të fundit, nëse garonte, Oprah Winfrey mund ta mundte Donald Trumpin me një shumicë absolute.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG