Lidhje

SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve rusë dhe separatistëve ukrainas


Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sanksione të reja kundër shtetasve rusë dhe ukrainas të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke i ndaluar ata të bëjnë biznes me amerikanët dhe bllokuar të gjitha pasuritë që ata kanë nën juridiksionin amerikan.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha të premten se "qeveria amerikane mbetet e angazhuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ka në shënjestër ata që përpiqen të minojnë marrëveshjen e Minskut", duke iu referuar marrëveshjes sipas së cilës Rusia dhe Ukraina janë të detyruara të respektojnë armëpushimin, të tërheqin armët e rënda dhe të mbështesin reformën zgjedhore.

Sanksionet e reja vënë në shënjestër disa zyrtarë rusë, përfshirë zëvendës ministrin e energjisë Andrei Çerezov, ndaj të cilit ndërkohë janë vendosur sanksione nga Bashkimi Europian lidhur me rolin e tij në transferimin e turbinave të energjisë në Krime.

11 nga personat ndaj të cilëve janë vendosur sanksione janë separatistë ukrainas që mbajnë poste drejtuese në zonat separatiste të vetë-shpallura si Republika Popullore e Donetsk-ut dhe Republika Popullore e Luhansk-ut.

Krahas individëve, sanksionet e reja përfshijnë edhe nëntë kompani ruse të përfshira në ndërtimin e infrastrukturës në zonat e kontrolluara nga separatistët e Krimesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se separatistët në Krime mbështeten drejtpërdrejt nga forcat ruse. Ata akuzojnë Rusinë për dërgim personeli, armësh, financime dhe furnizime për separatistët e Krimesë.

Rusia njoftoi në 2014 se do të aneksonte Krimenë dhe mohoi akuzat për armatosje dhe mbështetje të luftëtarëve separatistë atje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG