Lidhje

Ish-ambasadori amerikan Richardson dorëhiqet nga komisioni në Mianmar


Bordi i ri që u krijua për të këshilluar Mianmarin për krizën e humanitare të popullsisë rohinga, po mbështet planin e qeverisë për të mirëpritur refugjatët që do të kthehen. Pas dorëheqjes së papritur të ish-ambasadorit amerikan në OKB, Bill Richardson, bordit iu mundësua një vizitë e shkurtër tek kampet e riatdhesimit.

Zoti Richardson, mbështetës i lëvizjes demokratizuese të Mianmarit, dha dorëheqjen nga një komision i krijuar nga Këshilltarja Shtetërore, Aung San Suu Kyi për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të hartuara më parë nga një komision i drejtuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, për një zgjidhje afatgjatë të krizës në Rakhine.

“Nuk më shkarkuan, por dhashë dorëheqjen. Në fakt, këshilltari i sigurisë kombëtare m’u lut të qëndroja. Kjo është praktika e tyre normale. Unë nuk ndoqa axhendën e bordit këshillimor, i cili synon të mbulojë të gjitha gabimet”, thotë zoti Richardson.

Menjëherë pasi ishin paraqitur rekomandimet, sulmet e militantëve rohinga shkaktuan një fushatë shkatërruese ushtarake, të cilën OKB-ja dhe qeveritë perëndimore e quajtën pastrim etnik.

Zoti Richardson u dorëhoq nga komisioni i përbërë prej 10 ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, me kryetar ish-zëvendës kryeministrin tailandez Surakiart Sathirathai, pas një debati të nxehtë me zonjën Aung San Suu Kyi. Zoti Richardson po interesohej për fatin e dy gazetarëve të agjensisë së lajmeve Reuters, të cilët janë burgosur në Mianmar.

Zoti Richardson i tha Zërit të Amerikës se mbështet qëndrimin e OKB-së se kthimi i refugjatëve do të ishte i parakohshëm pa u siguruar qasja e agjensive të ndihmave dhe e vëzhguesve të pavarur, që do të vlerësonin kushtet dhe do t’u mundësonin refugjatëve në Bangladesh të merrnim vendimin e duhur për kthimin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG