Lidhje

Tillerson, thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Venezuelë


Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Venezuelës që t’i përmbahet kushtetutës së saj dhe të organizojë zgjedhje të hapura dhe demokratike.

Duke folur në Mexiko Siti gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologët e tij nga Meksika dhe Kanadaja, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson të premten i bëri thirrje qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro që të "rivendos asamblenë e zgjedhur në mënyrë të rregullt, të shpërndajë asamblenë e paligjshme kushtetuese dhe t’i kthehet zgjedhjeve të lira dhe të drejta."

"Ne do të dëshironim të ndodhte një tranzicion paqësor. Nëse Presidenti Maduro do të kthente në fuqi Kushtetutën e Venezuelës, do të rikthente Asamblenë e zgjedhur në mënyrë të duhur, do të shpërndante Asamblenë Kushtetuese të krijuar në mënyrë të paligjshme dhe do t’i kthehej zgjedhjeve të lira dhe të drejta, atëherë ai do të ishte i lumtur të qëndronte në pushtet dhe të kandidojë në zgjedhje të lira dhe të drejta. Nëse ai dëshiron të largohet dhe t’i hap rrugën dikujt tjetër, kjo do të ishte në rregull. Pikëpamja jonë është ‘ju duhet t’i riktheheni kushtetutës’”.

Komentet e kryediplomatit amerikan erdhën pasi Partia Socialiste në pushtet e Venezuelës zgjodhi zyrtarisht Nicolas Maduron si kandidat të saj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kundërshtarit të tij kryesorë nuk iu lejua pjesëmarrja në procesin zgjedhor.

Uashingtoni ka thënë se zgjedhjet nuk do të kishin legjitimitet në kushtet aktuale të tmerrshme ekonomike në vend, ku miliona venezuelanë nuk kanë qasje në mallrat bazë dhe furnizimet mjekësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG