Lidhje

Grupi rebel sirian i lidhur me al-Kaidën merr përgjegjësinë për rrëzimin avionit rus


Një grup rebel sirian i lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni rus pranë qytetit Saraqeb të mbajtur nga rebelët në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi rrëzimin e avionit dhe tha se piloti u vra nga rebelët pas parashutimit në tokë.

Vëzhguesit sirianë dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani thanë se piloti po drejtonte një avion rus të tipit Su-25, i projektuar për fluturime në lartësi të ulët, për të mbështetur trupat tokësore, kur avioni u dëmtua. Dëshmitarë të shumtë në tokë thonë se piloti u vra pasi hapi zjarr mbi rebelët që u përpoqën ta kapnin.

Grupi rebel Hay'at Tahrir al-Sham (HTS) mori përgjegjësinë dhe postoi video të rrënojave të avionit në agjencinë e lajmeve Ebaa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG