Lidhje

Populizmi në Evropë


"Manipulimi i shifrave", "dosjet e dyshimta", "hakmarrje e thellë e shtetit". Janë këto fraza të dëgjuara kohët e fundit. Në të dy anët e Atlantikut, nëpunësit civilë të karrierës po e gjejnë veten në shënjestrën e populistëve konservatorë, të cilët po vënë në pikëpyetje neutralitetin e tyre politik, si dhe paanshmërinë e këshillave të tyre .

Duke marr shkas nga përplasjet mes populistëve dhe nëpunësve civilë që nga Hungaria e deri në Britani, si edhe në Shtetet e Bashkuara, disa burokratë të lartë po paralajmërojnë të alarmuar se shërbimet civile rrezikojnë të dalin nga një epokë populizmi e kompromentuar dhe e politizuar. Por populistët argumentojnë se shumë nëpunës civilë tashmë janë të politizuar dhe pretendojnë se ata po kërkojnë të minojnë vullnetin e popullit.

Hungarian Prime Minister Victor Orban speaks during a media conference at EU Headquarters in Brussels on Wednesday, Nov. 17, 2010. (AP Photo/Virginia Mayo)
Hungarian Prime Minister Victor Orban speaks during a media conference at EU Headquarters in Brussels on Wednesday, Nov. 17, 2010. (AP Photo/Virginia Mayo)

Në Hungari, Viktor Orban transformoi ligjin e shërbimit civil të vendit të tij, duke bërë të mundur emërimin e mbështetësve ideologjikë në ato që tradicionalisht kanë qenë punë burokratike jopartiake. Në Poloni, partia në pushtet e Jarosław Kaczyńskit, Ligj dhe Drejtësi ka përgojuar punonjësit civilë të karrierës, duke i akuzuar për elitizëm dhe duke argumentuar se ata kanë "tradhti në gjenezën e tyre".

Poland's most powerful politician, ruling Law and Justice Party leader Jaroslaw Kaczynski, center, attends a vote in parliament in Warsaw, Dec. 8, 2017, in which lawmakers approved legislation that gives his party control over the Supreme Court. The oppos
Poland's most powerful politician, ruling Law and Justice Party leader Jaroslaw Kaczynski, center, attends a vote in parliament in Warsaw, Dec. 8, 2017, in which lawmakers approved legislation that gives his party control over the Supreme Court. The oppos

Konflikti i fundit në Europë mes populistëve të guximshëm dhe nëpunësve publikë ndodhi këtë javë në Britani, ku mbështetësit e Brex-it akuzuan Departamentin e Thesarit për një analizë shtrembëruese të pasojave ekonomike të mundshme të vendit që po largohet nga Bashkimi Europian, me synimin për të hedhur dyshime për të ardhmen e Britanisë pas daljes nga BE-ja.

Që kur britanikët votuan më shumë se një vit më parë për t’u larguar nga Bashkimi Europian, mbështetësit e këtij vendimi kanë hedhur një seri akuzash ndaj politikanëve dhe institucioneve që ata i shohin si të dështuara për të arritur një shkëputje të pastër nga blloku ekonomik, që ata thonë se ishte ajo që u miratua nga shumica, në referendumin e qershorit 2016. Ligjvënësit pro-qëndrimit në BE si dhe gjyqtarët, të cilët vendosën se parlamenti duhet të ketë më shumë pushtet në procesin e shkëputjes, kanë qenë kryesisht objektivat kryesore të zemërimit të tyre. Por nëpunësit civilë të vendit janë bërë objektivi kryesor në betejën politike mbi atë lloj marrëdhënieje që Britania duhet të ketë me Evropën.

Burokratët thonë se ka një prirje në rritje për t’a hedhur fajin në derën e punonjësve të shërbimit civil për dështimet e politikës së qeverisë për Brex-itin.

Nëpunësi i lartë civil në pension Gus O'Donnell, ish-sekretar i kabinetit, paralajmëroi në Dhomën e Lordëve se ish-kolegët e tij po viheshin në sulme në rritje. "Lufta dhe fajësimi e nëpunësve civilë duhet të ndalet", tha ai.

Ish-nëpunësit e tjerë civilë kanë qenë edhe më të hidhur në kritikat e tyre, duke akuzuar mbështetësit kryesorë të Brex-it për miratimin e taktikave të rrezikshme të ngjashme me ato të nacionalistëve gjermanë të krahut të djathtë në vitet 1930, të cilët fajësuan mes të tjerash, nëpunësit civilë, për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Andrew Turnbull, i cili drejtoi shërbimin civil nën udhëheqjen e kryeministrit Tony Blair, ka paralajmëruar se zyrtarët qeveritarë po bëhen viktima të "fajësimit" nga mbështetësit e Brex-it, të cilët ai thotë se po formojnë mitin e "goditjes pas shpine".

Turnbull i tha gazetës britanike Observer: "Ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre ekstravagante dhe kështu po kthehen dhe po thonë, 'gjërat do të ishin mirë nëse shërbimi civil nuk do të na pengonte'. Kur nuk ke sukses, gjen dikë për ta fajësuar për dështimin", tha ai.

Të enjten, Sarah Vine, një gazetare dhe bashkëshorte e Michael Gove, mbështetës i Brex-it dhe ministër kabineti, hodhi poshtë pretendimet e zotit Turnbull, duke argumentuar në gazetën Daily Mail: "Natyra e vërtetë e të ashtuquajturve klasa sunduese, që nga shërbimi civil e deri tek gjyqësori , është bërë e dukshme. Dhe është e qartë se, larg nga të qenurit barinj të përulur të dëshirave të popullit, ata janë, në të vërtetë, një grup egomanjakësh të kontrollit që më shpejt janë gati të përdhosin demokracinë sesa të ndihmojnë një proces me të cilin nuk pajtohen ".

Disa analistë besojnë se pyetja e populistëve për cilësinë e ekspertizës së ofruar nga burokratët rezonon me votuesit. Will Davies, profesor i politikës në Universitetin e Londrës, tha në një konferencë të kohëve të fundit të organizatës kërkimore Chatham House në Britani, se rrënjët për dyshimet e opinionit publik në Perëndim për burokratët dhe ekspertët, veçanërisht kur është fjala për parashikimin ekonomik, mund të gjenden në krizën financiare të vitit 2008 e cila "ekspozoi dështime të ndryshme drastike të rregulloreve, llogaritjes dhe parashikimit" dhe kjo ka çuar në dyshime të mëdha publike në autoritetin e ekspertizës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG