Lidhje

Miratohen 5 anëtarë të KLGJ e KLP


Parlamenti shqiptar miratoi të enjten në mbrëmje 5 anëtarët e ardhshëm të Këshllit ët Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky ishte votimi i tretë ku sërish nuk u arrit një zgjedhje me konsensus që do të kërkonte dhe dy të tretat e parlamentit, por lista e përzgjedhur me short u quajt e miratuar pasi kaloi me shumicë të thjeshtë, një mekanizëm zhbllokues i përcaktuar nga Reforma në Drejtësi. Të pesë anëtarët në secilin nga Këshillat, janë përzgjedhur 2 nga radhët e avokatëve, dy nga pedagogët e fakulteteve të Drejtësisë dhe shkolla e magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile.

Opozita e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj që në hapje të procesit të përzgedhjes, duke folur për kandidatë që nuk plotësonin kriteret, që ishin rrëzuar nga ekspertët e huaj të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit apo që dhe kishin problem me të kaluarën e tyre. Nga lista e dalë përmes shortit të tretë, një anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një tjetër e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të dyja nga radhët e avokatëve, rezultojnë të kenë marrë pjesë në vitet e fundit ët diktaturës në gjyqe politike. Opozita publikoi dhe vendimet e tyre ku janë dhënë dënime për akuzat e agjitacion propagandë, kalim i paligjshëm i kufirit, apo për pjesmarrje në protestën që çoi në rrëzimin e monumentit të dikatorit Enver Hoxha në Tiranë.

Pas votimit të parlamentit, me anë të një deklarate në Facebook në faqen e ambasadës amerikane, ambasadori Donald Lu shkruan se sipas tij, politikanët ngë të dy krahët kanë frikë ng Refroma në Drejtësi. “Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe të KLP-së. Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë beism në një zgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët”. Sipas ambasadorit Lu “Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”.

Pas zgjedhjes së 5 anëtarëve të dy institucioneve kyçe të sistemit të ri të Drejtësisë, pritet dhe kompletimi i tyre përfundimtar me 6 anëtarë të gjyqësorit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 6 prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kandidatët për postet vakante do të mësohen pas përmbylljes së fazës së rivlerësimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG