Lidhje

Lojërat Olimpike Dimërore 2018 - Ceremonia hapëse


Lojërat Olimpike Dimërore 2018 filluan zyrtarisht në Pjong Çang të Koresë së Jugut.

Të pranishmit në ceremoninë e hapjes sfiduan temperaturat e ulta për të parë fishekzjarret, një shfaqje spektakolare të dritave dhe paradën e atletëve që hynë në Stadiumin Olimpik.

Lojërat do të jenë të mbushura me dramë, por ndoshta bashkëpunimi mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut do të jetë më e madhja e të gjitha dramave.

Koretë e ndara kanë rënë dakord të konkurrojnë si një ekip i vetëm për garën e femrave në hokej mbi akull, kur vetëm pak javë më parë mes tyre pati retorikë për luftë bërthamore. Atletët nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marshuan së bashku të premten nën një flamur bardhë e blu të Koresë së Bashkuar.

Ekipi i atletëve nga Shtetet e Bashkuara, ka pasur një fillim të debatueshëm me zgjedhjen e mbajtësit të flamurit. Erin Hamlin, një atlete e sportit luzh, dhe patinatori Shani Davis kishin një numër të barabartë votash për të patur nderin e mbajtjes së flamurit. Hamlin pastaj fitoi në hedhjen e monedhës, që përcaktoi se kush do ta mbante flamurin e SHBA në ceremoninë e hapjes.

Ajo tha në Tweeter se është "jashtëzakonisht krenare që ka privilegjin të udhëheqë atletët e shkëlqyer të Ekipit Amerikan në Stadiumin Olimpik".

Lojërat dimërore vazhdojnë deri më 25 shkurt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG