Lidhje

Kosova në Lojrat Olimpike Dimërore në Pjong Çang


Për herë të parë në historinë 10 vjeçare shteti më i ri në Evropë, Kosova, ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohe në Korenë e Jugut. Albin Tahiri ka konkuruar sot në garën e kombinuar alpine me ski duke u renditur në vendin e 34-t, ndërkohë që rreth 30 skiatorë të tjerë nuk arritën ta përfundonin garën si rezultat i motit të ashpër. Korrrespondenti i Zërit të Amerikës Rafael Saakov bisedoi me përfaqësuesin e Kosovës pas garës.

“Vendi i 34-të është i mirë. Synimi im ishte do të radhitesha tek 40 të parët dhe e arrita objektivin. Duhet ta pranoj se gara ishte shumë e vështirë dhe disa pjesë ishin të ngrira. Shumë konkurrentë dolën jashtë gare. Bëra disa përpjekje taktike dhe vendosa të qëndroj në garë dhe ta përfundoj atë. Jam i kënaqur me rezultatin. Ishte një ditë e sukseshme.”

Kosova në Lojrat Olimpike Dimërore në Pjong Çang
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Përfaqësuesi i Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore në Pjongçang, Albin Tahiri, thotë se motoja e tij “pa rrezikuar nuk ka argëtim” është tregues për garën e vështirë që realizoi sot.

“Po nuk rrezikove kur rrëshqet me ski në një garë si e sotmja, nuk je i shpejtë. Rregullat prishen nganjëherë. Në ditët që vijnë pres të kem rezultate të mira.”

Albini thotë se ëndërra e çdo sportisti është të marrë pjesë në Lojrat Olimpike dhe viti 2018 e bëri ëndërrën e tij realitet.

Zoti Tahiri thotë se qysh në moshën shtatë vjeçare filloi të merrej me sportin e skive në Slloveni, vend ku edhe ka lindur.

“Vendosa të përfaqësoj Kosovën, vendin ku ka lindur babai im. Kam dhjetë vite që pres që Kosova të jetë pjesë e familjes olimpike dhe përfundimisht na erdhi shansi të marrim pjesë.”

Albini flet edhe për rrugëtimin e Kosovës për tu bërë pjesë e familjes olimpike. Ai thotë se ende ka disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo është më shumë çështje politike se sa sportive. Sportistët nuk mund të prisnin më, thotë ai.

Kosova, shprehet Albini, mes të tjerëve ka edhe një sportiste të talentuar në xhudo, Majlinda Kelmendi, ndaj Komisioni Ndërkombëtar Olimpik duhej të na pranonte, shton ai. Kelmendi ishte përfaqësuesja e parë që mori pjesë në Lojrat Olimpike Verore.

Albini ka përfaqësuar Slloveninë deri sa mori shtetësinë e Kosovës. Ai thotë se Kosova dhe Sllovenia janë shtetet e tij. Babai, thotë ai, ka qënë ndikimi kryesor mbi të.

“Babai më ka rritur me dashurinë për Kosovën. Gjithmonë më ka folur që ta përfaqësoj Kosovën një ditë”, thotë ai.

“Vendimi për të përfaqësuar Kosovën ishte i lehtë dhe shumë i drejtë. Është një arritje e madhe që jemi këtu për të përfaqësuar Kosovën.”

Ai thotë se ka shumë shqiptarë që kontribojnë në sportin botëror pavarësisht se jetojnë jashtë Kosovës. Ndoshta në të ardhmen, thotë ai. sportistët shqiptarë nga vende të tjera të botës do ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht.

Përfaqësuesi i parë i Kosovës në Olimpiket Dimërore, Albin Tahiri thotë se vendi që përfaqëson ai tashmë ka bërë histori.

“Sot përfundova garën e parë dhe ndjehem shumë mirë. Kur dola në ceremoninë e hapjes së Olimpikeve me flamurin e Kosovës, zemra ime pati një ndjesi të papërshkrueshme.”

Për gjithçka i detyrohem familjes time, thotë skiatori

“Nëna dhe babai im kanë bërë shumë skarifica për mua. E dashura ime qëndron zgjuar deri në tre të mëngjesit për të parë garat ku marr pjesë. Ka shumë njerëz që më kanë përkrahur. Komisioni Olimpik i Kosovës dhe Federata e Skiatorëve të Kosovës. Kemi shumë punë për të bërë që ta radhitemi përkrah vendeve të mëdha.”

Skiatori thotë se përfaqësimi i Kosovës në Lojrat Olimpike do të shërbejë si nxitje për gjeneratën e re të Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG