Lidhje

Rasmusen, propozim për një mision paqëruajtës në Ukrainë


Një forcë paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Ukrainën lindore mund të hapë rrugën për mbatjen e zgjedhjeve lokale brenda 12 muajsh, sipas një raporti të ri që synon të nxisë përpjekjet ndërkombëtare për krijimin e një misioni të tillë.

Disa muaj më parë i dërguari i posaçëm amerikan në Ukrainë Kurt Volker, mbështeti vendosjen e paqeruajtësve. Që nga ajo kohë Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar që ai mund pranojë një forcë të vogël të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i ri, i rekomnaduar nga ish shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmusen, tashmë këshilltar i presidentit të Ukrainës, bën thirrje për një forcë paqeruajtëse prej 20,000 ushtarësh nga vende jo anëtare të NATO-s, të udhëhequra nga Suedia. Shpresohet që një forcë e tillë të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Ukrainën lindore brenda 12 muajsh, një pjesë kyçe e marrëveshjeve të paqes së Minskut 2015.

Raporti do të paraqitet tek zyrtarët pjesmarrës në konferencën tre-ditore të Mynihut që zhvillohet këtë javë. Ai u mirëprit nga zëvendës shefi i misionit monitorues të OSBE-së Alexander Hug, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

"Është çështje e vullnetit të atyre që e kanë në dorë për ta ndalur konfliktin. Çdo masë shtesë që do ta ndihmonte këtë, përfshirë monitorimi i mëtejshëm i situatës, por dhe çdo mjet tjetër, duhet të mirëpritet. Në lidhje me një operacion të mundshëm të Kombeve të Bashkuara në Ukrainën lindore, ky është një vendim që i takon Këshillit të Sigurimit", tha zoti Hug për Zërin e Amerikës.

Sipas OSBE-së konflikti është përshkallëzuar në javët e para të 2018-ës, me më shumë se 1 mijë raste të shkeljesh të armëpushimit në një ditë të vetme.

Sipas zotit Hug 700 monitoruesit civilë të paarmatosur janë bllokuar shpesh që të kryejnë detyrën e tyre në vijën e frontit.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë që nga prilli 2014. Shumica e civilëve nuk e mbështesin konfliktin apo qëllimet e tij, thotë zoti Hug.

Zyrtarë të lartë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca, të ashtuquajturit formati i Normandisë, do të diskutojnë lidhur me konfliktin në periferi të konferencës së Mynihut, duke filluar nga 16 shkurti. Si anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia mund të vendosë veton për çdo mision paqeruajtës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG