Lidhje

Iran, Rrëzohet avioni me 65 persona në bord


Një avion iranian u rrëzua në malet Zagros, duke vrarë të 65 pasagjerët në bord.

Zyrtarët e shoqërisë ajrore Aseman Airlines thanë se avioni thanë më parë se avioni kishte 60 pasagjerë, duke përfshirë një fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni u nis nga Teherani sot në mëngjes për në qytetin Yasuj në provincën Isfahan, një fluturim prej rreth 560 kilometrash.

Hëna e Kuqe e Iranit tha se ka dërguar ekipe në zonë, por moti është i keq dhe helikopterët nuk mund të afrohen në vendin e ngjarjes.

Sanksionet ndërkombëtare prej disa dekadash e kanë lënë Iranin me një flotë të vjetër ajrore dhe aksidentet janë rritur gjatë viteve të fundit.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, Irani nënshkroi marrëveshje me kompanitë Airbus dhe Boeing për të blerë avionë të rinj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG