Lidhje

Skandali me organizatën e ndihmave OXFAM


FILE - Oxfam chief executive Mark Goldring leaves the Department for International Development (DFID) in central London on Feb. 12, 2018.

Agjencia britanike e ndihmave Oxfam thotë se është duke hetuar dhjetra akuza të reja për sjellje të papërshtatshme seksuale të punonjësve të saj. Kjo vjen pas zbulimit javën e kaluar se ekipi i organizatës në Haiti ka paguar punëtorë seksi pas tërmetit të vitit 2010. Ky skandal shënon një moment kritik në historinë e sektorit të ndihmave.

Oxfam është një prej agjencive më të njohura të ndihmave në botë, e cila punon për të lehtësuar varfërinë dhe jep ndihma në raste emergjence. Por akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale rrezikojnë ta zhysin në krizë organizatën.

Të martën disa drejtorë të Oxfamit kërkuan falje për dëmin e shkaktuar ndaj grupit dhe thanë se janë duke u zhvilluar hetime për 26 raste të reja.

“Kjo ka të bëjë me angazhimin e njerëzve tanë tek vlerat e Oxfam-it. Disa burra të neveritshëm erdhën në organizatën tonë dhe abuzuan me besimin e popullit britanik. Britani na ndihmon me fonde. Por ata qenë aftë të merrnin rekomandime për t’u larguar. Kjo ishte e gabuar. Prandaj ne do ta ndryshojmë këtë kulturë.”- thotë Winnie Byanyima, drejtoreshë ekzekutive në organizatë.

Drejtori i Oxfamit për Haitin në kohën kur u ngritën akuzat, u lejua të jepte dorëheqjen, para se të përfundonte hetimi. Ai mohon të ketë bërë shkelje:

“Ishte një sjellje e përshtatshme. Sikurse të takoje një zonjë në Bruksel dhe bie në dashuri me të - unë për shembull kam një të dashur këtu. Nuk shoh asgjë të keqe,”- thotë ai.

Një numër organizatash të tjera bamirësie janë duke hetuar tani mënyrën se si i kanë trajtuar akuzat për abuzime seksuale. Shumë qeveri, përfshirë atë të Haitit, janë duke shqyrtuar me urgjencë marrëdhëniet e tyre me organizatat e ndihmave.

Është një moment vendimtar në këtë sektor, thotë Gemma Houldey, ish punonjëse e ndihmave, e cila tani zhvillon kërkime në këtë sektor:

“Ka patur një kulturë pune, ku gjërat janë fshehur dhe viktimat e abuzimeve nuk kanë mundësi të flasin. Kemi të bëjmë me një disbalancë që ekziston në mes atyre që ofrojnë ndihmë dhe përfituesve të ndihmës. Nëse ka abuzime, kjo jep një mesazh shumë negativ kundër të gjithë sektorit të ndihmave,”- thotë ajo.

Oxfam mori 45 milionë dollarë nga qeveria britanike në vitin 2017 dhe thuajse të njëjtën sasi parash nga Bashkimi Europian. Tani ato janë duke i rishikuar fondet.

“Në se nuk i keni njerëz të sigurtë të gjithë ata që punojnë në organizatën tuaj dhe që kanë kontakte me ju, përfshirë përfituesit, stafin e vullnetarëve, ne nuk do t’ju financojmë më.”- tha Sekretari Britanik për Zhvillim Ndërkombëtar.

Oxfam thotë se në 10 ditët e fundit, 7 mijë donatorë të rregullt i kanë ndërprerë pagesat.

“Kjo sigurisht, që ka në ndikim të menjëhershëm tek njerëzit që marrin ndihmë, të cilët jetojnë në zona ku ka fatkeqësi.”- thotë prof. Gemma Houldey.

Viktimat për abuzime të mundshme në sektorin e ndihmave po fillojnë të ngrenë zërin – dhe kjo është mirërpritur gjerësisht. Por ekziston gjithashtu frika për ndërprerjen e financimeve, pikërisht në kohën kur bota përballet me kriza të shumta humanitare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG