Lidhje

Presidenti Trump shpall sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut


Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po vendos numrin më të madh ndonjëherë të sanksioneve kundër Koresë së Veriut në një fjalim sot, hapi i fundit në një fushatë për të ushtruar trysni ndaj Phenianit që të heqë dorë nga programet e zhvillimit bërthamor dhe atij me raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Ne kemi vendosur sanksionet më të rënda që janë vendosur ndonjëherë”, tha Presidenti Trump në Konferencën e përvitshme Konservatore të Veprimit Politik.

Departamenti i Thesarit do të ndërmarrë hapa të reja për të reduktuar edhe më shumë burimet e të ardhurave dhe të karburantit që përdor regjimi për të financuar programin bërthamor dhe për të mbajtur ushtrinë, duke vënë në shënjestër 56 anije, kompani transporti dhe biznese tregëtare që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet.

Disa ekspertë besojnë se sanksionet shtesë mund të kenë ndikim negativ tek zbutja e fundit e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Sanksionet vijnë ndërkohë që vajza e Presidentit Trump, Ivanka po viziton Korenë e Jugut për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike Dimërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG