Lidhje

Makina përplaset me një pengesë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë


Shërbimi Sekret amerikan tha se një makinë u përplas në një pengesë sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë të premten dhe shoferja u kap menjëherë dhe u arrestua.

Në një deklaratë, agjencia identifikoi shoferen si një grua 35-vjeçare, e cila është banore e La Vergne në shtetin Tenesi.

Zyrtarët thonë se gruaja u akuzua të premten me shkelje të papërcaktuar penale dhe iu dorëzua departamentit të policisë të Distriktit të Kolumbias, i cili e identifikoi atë si Jessica R. Ford.

Shërbimi Sekret tha se Ford kishte patur ballafaqime të mëparshme pranë Shtëpisë së Bardhë, "duke rezultuar në arrestime të shumta për një sërë shkeljesh kriminale".

Shtëpia e Bardhë u bllokua për rreth një orë të premten pasi automjeti goditi pengesën. Shërbimi Sekret tha se makina "nuk shkeli pengesën e sigurisë të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë" dhe se nuk pati të shtëna gjatë incidentit.

Dëshmitarët thanë se kishin parë agjentë të armatosur me uniformë duke qëndruar në pozicione të ndryshme, ndërsa rrugët përreth Shtëpisë së Bardhë ishin të rrethuara.

Zyrtarët thane se Presidenti Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në kohën e incidentit duke pritur kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG