Lidhje

Premtohet hetimi i plotë i veprimeve të policisë gjatë masakrës në Florida


Sherifi i kontesë në Florida, ku një 19-vjeçar kreu një masakër të tmerrshme me armë, u zotua sot se do të hetohet çdo aspekt i reagimit të departamentit të tij të policisë atë ditë, si dhe gjatë javëve pararendëse kur kishte patur sinjale të shumta për paqëndrueshmërinë e sulmuesit.

Sherifi i kontesë Broward, Scott Israel, i tha kanalit CNN se “do të hetohet çdo veprim i zëvendës sherifave”. Ai shprehu zemëratë ndaj njërit prej zëvendës sherifave, Scot Peterson, një veteran i forcave të rendit, i cili qëndroi jashtë shkollës, ndërkohë që sulmuesi i dyshuar, Nicholas Cruz, vrau 14 studentë dhe 3 të rritur.

Sherifi e përkufizoi këtë veprim si “braktisje të detyrës” dhe njoftoi se pasi kishte parë videon ku Peterson tregohej duke qëndruar jashtë shkollës ndërkohë që brenda dëgjoheshin të shtënat, kishte marrë menjëherë masën e pezullimit të tij. Më vonë u njoftua se Scot Petterson dha dorëheqjen nga detyra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG