Lidhje

Administrata Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit


A class-action lawsuit involving President-elect Donald Trump, shown during unveiling of the now-defunct Trump University, May 23, 2005, is expected to start November 28.
A class-action lawsuit involving President-elect Donald Trump, shown during unveiling of the now-defunct Trump University, May 23, 2005, is expected to start November 28.

I njëjti gjykatës federal, të cilin Presidenti Donald Trump e vuri në lojë gjatë fushatës presidenciale për shkak të origjinës së tij meksikane, vendosi në favor të dëshirës së presidentit për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit meksikan.

Gjyqtari Gonzalo Curiel të martën i rrëzoi ankesat e paraqitura nga shteti i Kalifornisë dhe një numër i grupeve të mjedisit kundër ndërtimit të murit.

Presidenti Donald Trump e vlerësoi vendimin, duke e quajtur atë një "fitore të madhe ligjore".

Gjykatësi tha se pala paditëse nuk arriti të provonte se administrata e tejkaloi autoritetin e saj ligjor duke urdhëruar ndërtimin e murit.

Ata kishin argumentuar se projekti shkelte rregullat mjedisore dhe të drejtat e shteteve për të vendosur nëse e dëshirojnë murin nga ana e tyre e kufirit.

Gjykatësi Curiel tha se vendimi i tij nuk bazohej në faktin nëse ndërtimi i murit është "një veprim politikisht i mençur apo i matur".

Curiel ishte gjykatësi që mbikëqyri paditë e ngritura për mashtrim ndaj Universitetit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës. Trump, atëherë një kandidat republikan, vuri në lojë gjyqtarin e lindur në Shtetet e Bashkuara, por me origjinë meksikane, dhe e akuzoi atë për paragjykime.

Trump arriti një marrëveshje duke paguar një shumë prej disa miliona dollarësh për mbylljen e çështjes gjyqësore të universitetit, pa pranuar fajësinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG