Lidhje

Gjeneral Votel: Rusia po mbjell farën e destabilitetit në Siri


Një gjeneral i lartë amerikan po akuzon Rusinë për ndjekjen e politikave destabilizuese në Siri dhe në Lindjes së Mesme. Kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Joseph Votel, u tha ligjvënësve se Moska nuk po e mbështet armëpushimin, për të cilin ajo vetë votoi në Kombet e Bashkuara.

“Rusia ose duhet ta pranojë se është e paaftë ose nuk dëshiron të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit sirian. Mendoj se roli i tyre është tepër destabilizues në këtë pikë.”

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë gjendur në anë të ndryshme të konflikit sirian, me Moskën që mbështet qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad dhe Shtetet e Bashkuara që mbështesin Forcat Demokratike Siriane. Ky është një grup rebelësh të moderuar, të cilët deri së fundmi, ishin të përqendruar kryesisht në përpjekjet për të mposhtur grupin terrorist Shteti Islamik.

Gjenerali Votel po ashtu kritikoi Rusinë se nuk po respekton “pauzën humanitare” në rajonin Guta të Sirisë, që ajo vetë e shpalli. Të paktën gjashtë civilë humbën jetën pas një pauze të shkurtër në luftime kur avionët e qeverisë siriane rifilluan bombardimet e tyre në rajon.

Zyrtarët rusë fajësuan grupet rebele për rifillimin e luftimeve. Departamenti amerikan i Shtetit fajëson Moskën për këtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG