Lidhje

Jared Kushner humbet të drejtën për informacionet tepër sekrete


Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht një prej këshilltarëve të tij kryesorë, ka humbur të drejtën për t’u njohur me informacionet tepër sekret të agjencive të zbulimit, që i jepen përditë presidentit, gjatë të ashtuquajturit "Informimi Ditor i Presidentit".

Gazeta The Washington Post shkruan se kontaktet e zotit Kushner me disa zyrtarë të lartë të huaj, kanë ngritur shqetësime brenda Shtëpisë së Bardhë. Sipas gazetës, zyrtarë të të paktën 4 vendeve, kanë diskutuar privatisht se si të shfrytëzojnë bizneset e tij, vështirësitë financiare, apo mungesën e përvojës në politikën e jashtme, për ta manipuluar atë. Gazeta i identifikon këto vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Izraeli dhe Meksika.

Jared Kushner, është bashkëshorti i vajzës së madhe të Presidentit, Ivanka. Presidenti ka aftësinë që t’i japë zotit Kushner të drejtën e përhershme për t’u njohur me informacione sekrete të agjencive të zbulimit, por ai tha se do t’ia delegojë përgjegjësinë shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG