Lidhje

Një aeroplanmbajtëse amerikane ndalon në Vietnam


Një aeroplanmbajtëse amerikane po viziton një port të Vietnamit për herë të parë që nga përfundimi i luftës së Vietnamit në vitin 1975. Vizita shihet si një përpjekje e dy vendeve për të frenuar përpjekjet ekspansioniste të Kinës në detin e Kinës jugore.

Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore Carl Vinson u ankorua në qytetin port vietnamez Da Nang për një vizitë 5 ditore.

6 mijë marinarët pritet të vizitojnë një qendër trajtimi për personat e ekspozuar ndaj atij që njihet si “agjent portokalli”, një përzierje toksike me të cilën ushtria amerikane spërkati sipërfaqe të mëdha toke gjatë luftës, si dhe në një jetimore.

Vizita vjen në një kohë kur Kina fqinje, që pretendon pjesën më të madhe të detit të Kinës jugore, po rrit kapacitet e saj ushtarake në ishujt Paracel si dhe ka ndërtuar shtatë ishuj artificial në Spratlys, një territor detar që pretendohet nga Vietnami.

Megjithëse kjo është hera e parë që një aeroplanmbajtëse amerikane ndalon në një port në Vietnamit, ky vend është vizituar nga luftëanije më të vogla amerikane me përmirësimin e mardhënieve në vitet e fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG