Lidhje

Moska ofron mbështetje për hetimet lidhur me ish-agjentin rus


Rusia tha sot se nuk është kontaktuar nga autoritetet britanike por se është e gatshme të bashkëpunojë me to për të hetuar rrethanat që çuan në shtrimin në spital të një ish-agjenti rus, i cili është në gjendje kritike pasi u ekspozua ndaj një substance misterioze:

Media britanike e ka identifikuar të sëmurin si Sergei Skripal. Atij iu ofrua strehim politik në Britani pas shkëmbimit të agjentëve mes Moskës dhe Uashingtonit në vitin 2010.

Një dëshmitare tha se të dielën pasdite kishte parë një burrë të moshuar, që besohet se ishte Skripali, bashkë me një grua, në gjendje të rëndë në një stol në Salisbury.

"Ajo ishte disi e mbështetur tek burri, dukej sikur kishte humbur ndjenjat. Ai po bënte disa lëvizje të çuditshme duarsh, po shihte nga qielli. E ndjeva të nevojshme të ndërhyja, por më dukeshin kaq rëndë sa që nuk dija se ç’mund të bëja edhe nëse ndërhyja. Prandaj u largova, dukej që kishin marrë një substancë shumë të fortë,” thotë dëshmitarja.

Policia në rajonin Wiltshire thotë se Skripali dhe gruaja po mjekohen pasi dyshohen se janë ekspozuar ndaj një substance misterioze.

Autoritetet thonë se po përpiqen të zbulojnë nëse të dy ata janë viktima të një vepre penale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG