Lidhje

Guterres, palët në Siri të zbatojnë armëpushimin


U.N. Secretary General Antonio Guterres speaks at the Munich Security Conference in Munich, Germany, Feb. 16, 2018.
U.N. Secretary General Antonio Guterres speaks at the Munich Security Conference in Munich, Germany, Feb. 16, 2018.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve në Siri të zbatojnë armëpushimin mbarëkombëtar. Thirrja që vjen ndërsa Këshilli i Sigurimit përgatit të mblidhet sot për të diskutuar mbi mospërfilljen e një rezolute të miratuar rreth dy javë më parë, që kërkonte ndalimin 30 ditor të luftimeve në të gjithë vendin.

Rezoluta kishte për qëllim t'u jepte punëtorëve të ndihmës humanitare mundësi për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe zonat ku miliona sirianë të nevoja të mëdha për ndihmë.

Një përpjekje e ditës së hënë e Kombeve të Bashkuara, Gjysmëhënës së Kuqe sirino-arabe dhe e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të ofruar ndihmë në Gutan lindore dështoi për shkak të vazhdimit të dhunës.

Zoti Guterres tha se duhet garantuar që dërgesat e planifikuara për nesër për në Douma të Gutas lindore të mbrrijnë në destinacion "siç është rënë dakord më parë me autoritetet siriane".

Forcat siriane të mbështetura nga Rusia e kanë intesifikuar ofensivën për të rimarrë kontrollin e Gutas lindore. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani thotë se pala pro-qeveritare kontrollon tashmë një të tretën e territorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG