Drejtoresha e Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se se vizitat e urgjencës nga mbidoza e opioideve janë rritur mesatarisht 30 përqind në mbarë vendin
Duke përmendur rezultatet e raportit të sapo lëshuar të kësaj qendre mbi opioidet, Anne Schuchat theksoi urgjencën e situatës. Ajo thotë se si pasojë e opiodeve jetëgjatësia ka rënë për të dytin vit me radhë, dhe se vendi po shkon drejt humbjes së një brezi njerëzish që mund të shpëtohet nëse krijohet një bashkëpunim për të trajtuar këtë epidemi.
Shefja e qendrës tha se edhe nëse numri i njerëzve që përdorin opioide nuk është më në rritje, sasia e opioideve në dispozicion e bën mbidozimin më të mundshëm dhe përdorimin e opioideve më të rrezikshëm.
Agjencia tha se raporti mund të ndihmojnë spitalet të mësojnë të luajnë një rol më të madh në zbutjen e kësaj krize, duke zgjeruar dhënien e ilaçit naloxone, i cili ka treguar se mund të ndryshojë efektet e mbidozës për të shpëtuar jetë.
Raporti gjithashtu rekomandon më shumë përpjekje për marrjen e pacientëve me mbidozë në trajtimin e varësisë nga droga dhe shërbimet e shëndetit mendor.
Facebook Forum