Lidhje

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit padit shtetin e Floridës


Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit, një grup për të drejtat e armë-mbajtjes në Shtetet e Bashkuara, po padit shtetin e Floridës për miratimin e një ligji i cili ngre moshën minimale për të blerë armë nga 18 në 21 vjeç. Avokatët e grupit i kërkojnë një gjykatësi federal të bllokojë ligjin, duke argumentuar se ai shkel amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane.

Guvernatori i Floridës Rick Scott, një republikan i lidhur ngushtë me Shoqatën Kombëtare të Armëve të Zjarrit, nënshkroi ligjin të premten pasi Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Floridës, e kontrolluar nga republikanët, e miratoi ligjin.

“Vendimi i sotëm duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë vendin që qeveria mund dhe duhet të veprojë shpejt. E kam thënë në fillim të këtij procesi rreth tre javë më parë, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, me balancimin e të drejtave tona individuale dhe nevojën tonë për sigurinë publike” tha guvernatori i Floridës, Rick Scott.

Përveç rritjes së moshës për të blerë armë, ligji i Floridës gjithashtu shton një periudhë pritjeje tre-ditore për të blerë armë me tyta të gjata, gjë që më parë vlente vetëm për blerjen e pistoletave.

Ligji gjithashtu krijon një të ashtuquajtur programi “mbrojtës” që lejon anëtarët e stafit të shkollave të mbajnë pistoleta, nëse ata dëshirojnë dhe nëse plotësojnë trajnimet e duhura për zbatimin e ligjit.

Ndryshimet u miratuan tre javë pasi një 19 vjeçar i armatosur vrau 17 vetë, nxënës e mësues, në gjimnazin Marjory Stoneman Douglas të qytetit të Parkland të Floridës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG