Lidhje

Sfidat e Papa Françeskut pesë vjet pas marrjes së detyrës


Papa Françesku shënoi të martën vitin e tij të pestë si udhëheqës i kishës katolike romake me hijen e vazhdueshme të skandaleve të abuzimit seksual.

Ai ngriti një komision Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, për të ndihmuar në trajtimin e skandaleve. Por kritikët e tij thonë se kisha mbetet shumë hezituese për t'i dorëzuar priftërinjtë pedofil tek autoritetet civile.

Megjithatë sondazhet e opinionit publik tregojnë se popullariteti i Papa Françesku mbetet i lartë.

Papa Françesku ka ndihmuar në lehtësimin e një afrimi historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës si dhe ka luajtur një rol në procesin e paqes mes forcave qeveritare dhe rebelëve në Kolumbi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG