Lidhje

Nxënësit në protesta kundër armëve


Dhjetëra mijëra nxënës e mësues në mbarë Shtetet e Bashkuara dolën në protestë sot në Shtetet e Bashkuara ndaj asaj që e shohin si pasivitet nga Kongresi për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Protesta është organizuar për të përkuar me një mujorin e masakrës në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Florida ku mbetën të vrarë 17 vetë.

Protesta e nxenesve kunder armeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:46 0:00

Nxënësit dolën nga klasat në orën 10 sipas orës lokale të zonës, për një protestë 17 minutëshe, që nderon 17 viktimat e vrara një muaj më parë në Florida në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas. Sipas organizatorëve në të gjithë vendin ishin planifikuar rreth 3 mijë protesta të tilla.

Një pjesë e mirë e protestave u organizuan me miratimin e drejtorisë së shkollës. Por në disa shkolla nxënësit janë paralajmëruar se do të vuajnë masa disiplinore për largim nga mësimi.

Ndërkaq, të rinj ishin mbledhur edhe para Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit me thirrjet për masa më të forta për kontrollin e armëve. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u tha pjesëmarrësve në protestë: “Faleminderit që e sollët nevojën urgjente për veprim tek portat e Kapitolit”.

Senate Minority Leader Sen. Chuck Schumer, D-N.Y., holds hands with student activist Matt Post, right, during a student gun control advocates rally outside the Capitol Building in Washington, March 14, 2018. Students walked out of school to protest gun v
Senate Minority Leader Sen. Chuck Schumer, D-N.Y., holds hands with student activist Matt Post, right, during a student gun control advocates rally outside the Capitol Building in Washington, March 14, 2018. Students walked out of school to protest gun v

Protestat u zhvilluan ndërkohë që David Bowdich, zëvendës drejtori në detyrë i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, tha në dëshminë para ligjvënësve në Uashington se FBI-ja kishte marrë një “informatë shumë të qartë pesë javë para sulmit në Florida se personi, Nikolas Cruz, po planifikonte sulm, por për një arsye ende të paqartë nuk ia kishte përcjellë informatën policisë lokale që të bënte hetime”. Autoritetet kanë thënë më parë që kishin marrë shenja të tjera paralajmëruese, por nuk kishin vepruar.

Prokurorët e kanë akuzuar 19-vjeçarin Cruz për 17 vrasje me paramendim dhe kanë thënë se do të kërkojnë për të dënimin me vdekje. Avokati i tij ka thënë se Cruz do të pranojë fajësinë, nëse eliminohet mundësia e dënimit kapital për të akuzuarin.

Ndërkaq, në Kongres ligjvënësit folën për një “dështim katastrofik në çdo nivel” nga autoritetet e rendit për të parandaluar masakrën në Florida.

Pjesa më e madhe e demokratëve në Kongres mbështesin shtimin e kontrollit të së kaluarës së personave që duan të blejnë armë, si dhe ndalimin e shitjes së armëve gjysmë-automatike.

Republikanët, nga ana e tyre, mbështesin masa për forcimin e agjencive të rendit për të zbuluar dhe ndaluar persona të rrezikshëm dhe për të mos lejuar që individë të tillë të blejnë armë, por jo ndalimin e shitjes së një kategorie specifike armësh, apo masa më të forta kontrolli për të gjithë personat që duan të blejnë armë.

Presidenti Trump ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të hartojë rregullore që ndalojnë shitjen e disa pajisjeve që rrisin kapacitetin e të shtënave, duke e kthyer një armë gjysmë-automatike në armë automatike. Po ashtu presidenti është shprehur se nevojitet pajisja e mësuesve me armë si dhe stërvitja e tyre për të qëlluar dhe asgjësuar individë të rrezikshëm në mjediset shkollore.

Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell njoftoi një projekt-ligj që parashikon fonde federale për të forcuar masat mbrojtëse në shkolla. Demokratët e përshëndetën këtë nismë, por thonë se ajo duhet shoqëruar me masa për kontrollin e armëmbajtjes.

Më 24 mars pritet që në Uashington të mblidhen qindra mijëra vetë për të protestuar nën parullën Jetët Tona, pra me thirrjet për masa që mbrojnë nga dhuna me armë zjarri qytetarët dhe sidomos nxënësit që kanë qenë objektivi i preferuar i vrasjeve masive. Më 20 prill, kur mbushen 19 vjet nga masakra në shkollën e mesme Columbine në Kolorado do të zhvillohet një tjetër protestë gjatë ditës mësimore.

Nxënësit në shkollën Marjory Stoneman Douglas në Florida, ku 19 vjeçari Nikolas Cruz vrau 17 vetë si sot një muaj më parë, janë vënë në krye të një lëvizjeje mbarë kombëtare me thirrjet për kontroll më të fortë mbi armët.

Students walkout at Marjory Stoneman Douglas High School during National School Walkout to protest gun violence in Parkland, Florida, March 14, 2018.
Students walkout at Marjory Stoneman Douglas High School during National School Walkout to protest gun violence in Parkland, Florida, March 14, 2018.

Shteti i Floridës ka reaguar nën presionin e lëvizjes studentore duke miratuar një javë më parë masa për kontroll më të fortë të armëve të zjarrit, përfshirë rritjen e moshës minimale nga 18 në 21 vjeç për të drejtën e blerjes së armës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG