Lidhje

Zgjedhjet në Pensilvani


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat Conor Lamb deklaroi sot fitoren në zgjedhjet për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, që përfaqëson një distrikt në periferi të Pitsburgut, në Pensilvani.

Por zyrtarët e zgjedhjeve nuk i kanë publikuar ende rezulatet përfundimtare të votimeve të së martës, dhe mediat nuk mundën të porjektonin fituesin e garës mes demokratit Lamb dhe republikanit Rick Saccone, nga që ajo u zhvillua tepër e ngushtë.

Zgjedhjet në Pensilvani janë ndjekur me vëmendje të veçantë, si një tregues për fatin e votimeve të mesit të mandatit, për në Kongres, në muajin në nëntor. Presidenti Donald Trump e fitoi shtetin e Pensilvanisë me vetëm 20 pikë më tepër ndaj rivales demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Fituesi këtë herë do të zerë vendin e republikanit Tim Murphy, i cili dha dorëheqjen për shkak të përfshirjes në një skandal seksual.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG