Lidhje

Presidenti kinez Xi, fjalim me tone nacionaliste


Presidenti kinez Xi Jinping foli me tone nacionaliste në fjalimet e tij të mbylljes për delegatët e Asamblesë Kombëtare të vendit.

Xi u tha rreth 3 mijë delegatëve se Kina është në rrugën e duhur për sukses.

"Historia ka dëshmuar dhe do të vazhdojë të dëshmojë se vetëm socializmi mund të shpëtojë Kinën dhe vetëm duke mbështetur dhe zhvilluar socializmin me karakteristika kineze mund të arrijmë ringjalljen e madhe kombëtare", tha ai.

Xi tha gjithashtu se çdo përpjekje për ta ndarë Tajvanin nga kombi kinez është "e destinuar të dështojë”, pavarësisht statusit të pavarur de-facto të ishullit.

Përpara përfundimit të punimeve, Kongresi miratoi një amendament kushtetues që i dha fund përcaktimeve kufizueze të mandatit të presidentit dhe zëvendës presidentit, duke lejuar presidentin Xi të ushtrojë pushtetin për një kohë të pacaktuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG