Lidhje

Francë: Katër të vrarë gjatë pengmarrjes në një supermarket


Ministria e Brendshme franceze konfirmoi sot se forcat e policisë vranë një njeri të armatosur që qëlloi për vdekje tre persona të tjerë, gjatë një situate pengmarrjeje në një supermarket në qytetin jugperëndimor Trebë.

Presidenti francez Emmanual Macron tha se nga provat del se veprimet e personit të armatosur përbëjnë akt terrorizmi.

Autoritetet thanë se policia e vrau personin e armatosur pasi bastisi supermarketin.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se autoritetet kundër terrorizmit kanë marrë nën kontroll procesin e hetimit, por nuk dhanë më shumë detaje.

Franca ka qenë në një shkallë të lartë alarmi pas një serie sulmesh ekstremiste të Shtetit Islamik, si pasojë e të cilave nga viti 2015 janë vrarë më shumë se 200 persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG