Lidhje

Me armë ndaj policisë, vritet një grabitës


Një grabitës mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur, pasi qëlluan me armë në drejtim të patrullës së policisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Fierit. Një grup prej të paktën katër personash ka tentuar të hyjë në një banesë duke thyer drynin e derës. Në ndërkohë sinjalizimi ka mbërritur në zyrat e policisë lokale e cila ka dërguar menjëherë një patrullë.

Sipas njoftimit të policisë, punonjësit e saj “janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”, bën të ditur njoftimi i policisë, sipas të cilit dy personat e tjera që kanë qenë me ta, gjithashtu kanë qëlluar drejt patrullës, por kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG