Lidhje

Rivlerësimi, shkarkohet anëtari i Kushtetueses


Në Shqipëri Komisioni i pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të Gjyatës Kushtetuese Fatos Luli, ndaj të cilit pati dyshime mbi burimin e pasurive të deklaruara. Vendimi vjen në kuadër të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilit i janë nënshtruar deri tani drejtuesit e institucioneve më të larta të Drejtësisë. Avokati i zotit Lulo e quajti të padrejtë masën e sotme dhe paralajmëroi se do të bëjë ankimim:

Shkarkohet Gjykatësi i Kushtetueses, Fatos Lulo
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

“Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa-Bungo kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”. Ky është vendimi i parë, marrë nga institucionet e ngritura për procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve, i lexuar sot nga zonja Bungo. Komisioni nuk dha detaje rreth vendimit që pritet të publikohet së shpejti. Por dyshimet për zotin Lulo nuk ishin as të karakterit moral dhe as professional. Ato lidheshin me pasurinë e deklaruar prej tij, dhe vecanërisht një dhuratë e marrë nga motra prej 100 mijë dollarësh së bashku me një mjedis për zyra, si dhe një shumë prej 480 mijë dollarësh kanadez që ajo i kishte dhënë për nisjen e një aktiviteti në Kanada po që më pas gjyqtari Lulo pretendon se ja ka kthyer.

Në seancën dëgjimore dy ditë më parë mbrojtësi i gjyqtarit, avokati Ardian Vishaj dorëzoi dokumente që sipas tij tregojnë se e motra e zotit Lulo kishte mundësi financiare për të përballuar dhuratat dhe se gjithshka ishte kryer sipas rregullave. Por Komisioni duket se nuk është bindur nga argumentat e avokatit dhe dokumentacionin e paraqitur prej tij

Zoti Vishaj e quajti sot të padrejtë vendimin: “ne e konsideruam tërësisht të paqenë të gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm. Eshtë një vendim që për rastin, për mua, është tërësisht i padrejtë, i pambështetur në gjithë sa u relatua dhe u provua dhe nga ana jonë”, u shpreh pas vendimit avokati.

Me shkarkimin e zotit Lulo i cili pezullohet menjëherë nga detyra, Gjykata Kushtetuese është drejt kolapsit të plotë. Ajo mbetet me vetëm 5 anëtarë, dhe thuajse në pamundësi për të marrë vendime, të cilat për t’u quajtur të vlefshme kanë nevojë për minimalisht 5 vota.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG