Lidhje

Librat klasikë në versionin virtual


Librat klasikë për fëmijë po përditësohen për shekullin e 21-të, pasi studiuesit britanikë kanë filluar testimin e një projekti që do të sillte versione tre dimensionale të tregimeve për fëmijë në platformat e lojrave elektronike.

Bota mistike e librit klasik "Treasure Island" vjen në jetë në iPad-in e 9-vjeçarit Dylan.

Është pjesë e një projekti të studiuesve britanikë për të sjellë librat klasikë për fëmijë në platforma virtuale.

“Kjo është përpjekja jonë novatore për t’ja paraqitur të gjitha këtë letërsi fantastike botërore një audience të re. Menduam të përdornim një nga burimet më të njohura të programeve kompjuterike për fëmijët, - Minecraft – për t'i sjellë në jetë këto tregime", thotë James Butler në Universitetin Lancester.

Duke përdorur programet e lojrave elektronike, studiuesit ndërthurin fantazinë dhe realitetin, duke sjellë në jetë literaturën botërore të imagjinatës.

“Në botën reale mund të identifikosh vetëm rreth 10-20 përqind së teksteve letrare pasi shumë prej tyre ndodhin në mjedise të ndryshme që nuk i korrespondojnë botës reale. Kështu që projekti e zgjeron shumë konceptin e hartës letrare. Ne po zhvillojmë një metodë tërësisht të re për të krijuar harta dhe vizualizime nga vetë teksti”, thotë profesorja Sally Bushell me Universitetin Lancaster.

Ekspertët shpresojnë se ky project do të bëjë që gjenerata e re të dashurojë novelat klasike.

“Për të shmangur idenë e versionit të lojës, si një version të keq të librit, ajo që përpiqemi të bëjmë në projektin tonë është të lidhim së bashku tekstin dhe imazhin. Shumë elementë edukativë që po fusim në këto lojra fillojnë me një tekst, dhe më pas kalohet në mjedisin inkurajues, ambientin e lojrave, duke u kthyer tek teksti dhe duke i lidhur këto dy elementë së bashku në mënyrë të natyrshme”, thotë profesoresha Bushell.

Për fëmijë si Dylan, leximi dhe lojrat interaktive hapin një botë të re mundësish.

“Eshtë si një lojë elektronike, mund të zgjedhësh se çfarë do të bësh. Në se lexon tregimin, duhet të ndjekësh rregullat në kokën tënde si në tregim, kurse në lojën elektronike nuk të duhet ta bësh këtë.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG