Lidhje

Itali, kapen 500 kg marijuanë nisur nga Shqipëria


Autoritetet italiane njoftuan sot sekuestrimin e një sasie prej më shumë se 500 kilogram marijuanë, në brigjet e Pulias, dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të cilët drejtonin gomonen e nisur nga brigjet shqiptare. Nga ana e tyre autoritetet në Shqipëri arrestuan dy punonjës të policisë të stacionit kufitar të “Tri Port” pasi kanë lejuar daljen e mjetit pa bërë rregjistrimin e tij.

Sipas policisë shqiptare, ka qenë kjo e fundit që ka njoftuar palën italiane për dyshimet se gomonia ishte ngarkuar me drogë, gjë e cila ka bërë që të nisë më pas dhe operacioni në Itali, ku mjetet e Guardia di Financa-s janë vënë në ndjekje duke bërë më pas blokimin e gomones 7 metra të gjatë, me një motor prej 200 kuaj fuqi dhe një tjetër rezervë. Në pranga kanë përfunduar dy shtetasit shqiptarë, shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Sasia e marijuanës, e ndarë në disa qese, kap një vlerë tregu që sipas policisë italiane, shkon në 5 milion euro.

Në Shqipëri nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” u arrestuan N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin kufitar “Tri Port”. Sipas policisë “rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG