Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi sot qendrën tregtare ku një zjarr shkaktoi vdekjen e të paktën 64 vetëve.
Sipas tij "neglizhenca kriminale" duhet fajësuar për numrin e madh të vdekjeve.
Hetuesit thanë se portat e emergjencës në raste zjarri ishin bllokuar në mënyrë të paligjshme dhe sistemi i alarmit nuk funksionoi siç duhet.
Një turmë protestuesish u mblodhën sot jashtë ndërtesës ku ndodhet administrata e qëndrës tregtare, duke kërkuar përgjigje lidhur me ngjarjen.
Zjarri i të dielës përfshiu katet e sipërme të qendrës tregtare “Qershitë e Dimrit” ku ndodhej një kompleks kinemaje dhe këndi e lojrave për fëmijë.
Facebook Forum