Lidhje

Tensione të larta në Rripin e Gazës


.
.

12 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në përleshjet që përfshinë sot Rripin i Gazës në kufi me Izraelin. Tensionet u rritën kur mijëra palestinezë marshuan pranë kufirit në një protestë të madhe. Mes protestuesve kishte qindra gra e fëmijë. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze numri i të plagosurve llogaritet në 201.

Ushtria izraele njoftoi se "17 mijë palestinezë po protestojnë në pesë zona të ndryshme përgjatë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite "protestuesit po hedhin goma të djegura, bomba e gurë në gardhin e sigurisë dhe ndaj trupave izraelitë, të cilët po reagojnë duke hapur zjarr ndaj nxitësve kryesorë".

Përpara fillimit të protestave një fermer palestinez u vra pranë kufirit nga predha e një tanku.

"Çdo ditë ai shkon atje për të mbledhur majdanoz, nga ora 2 deri në 9 të mëngjesit dhe ka punuar atje për gjashtë apo shtatë vjet. Se çfarë ndodhi këtë herë unë nuk e di, Perëndia e bekoftë shpirtin e tij ", thotë Mohammad Samor, vëllai i Amr Samor fermerit të vrarë.

Por ushtria izraelite njoftoi se u qëllua pasi "dy të dyshuar iu afruan gardhit të sigurisë dhe po kryenin veprime të dyshimta.”

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniya mori pjesë në protestë, çfarë besohet të jetë hera e parë pas shumë vitesh që ai shkon aq pranë kufirit.

Organizatorët thanë se protesta gjashtë javore do të vazhdojë deri në inaugurimin e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem rreth datës 14 Maj.

Izraeli njoftoi krijimin e një "zonë të mbyllur ushtarake përreth Rripit të Gazës", duke akuzuar Hamasin se përdor jetën e civilëve "për qëllime terrori".

Njohja nga presidenti amerikan Donald Trump e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit në dhjetorin e vitit të kaluar, ka shkaktuar zemërimin e palestinezëve të cilët pretendojnë që pjesa lindor e qytetit të shenjtë të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG