Lidhje

Diplomatët e dëbuar amerikanë largohen nga Moska


Dhjetra diplomatë amerikanë dhe familjet e tyre u larguan nga ambasada e Uashingtonit në Moskë sot.

Tre autobusë u panë të largoheshin nga kompleksi i ambasadës amerikane në drejtim të aeroportit. Sot ishte afati i fundit i caktuar nga Moska për largimin e diplomatëve.

Diplomatët e bëbuar amerikanë largohen nga Moska
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:35 0:00

Një stuhi dëbimesh diplomatike pasoi helmimin me 4 mars të Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, akt për cilin Britania thotë se u krye me një agjent nevor ushtarak të zhvilluar nga ish Bashkimi Sovjetik.

Ish agjenti i dyfishtë, i cili dezertoi në Britani, dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja në një park në qytetin Salisbury. Londra tha se ka “gjasa të shumta” që Moska ishte pas përpjekjeve për vrasjet, një akuzë që Kremlini e mohon.

Ngjarja shkaktoi tendosje të ndjeshme të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit. Më shumë se 150 diplomatë rusë u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Evropian dhe ato në NATO si dhe vende të tjera si ndëshkim ndaj Kremlinit. Rusia u kundërpërgjigj me të njejtat masa dëbimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG