Lidhje

Del nga spitali Yulia Skripal, vajza e ish-agjentit rus të helmuar në Britani


Yulia Skripal, e cila muajin e kaluar u helmua bashkë me të atin në Britani, doli nga spitali ku ishte shtruar.

Më 4 mars, Julia dhe i ati i saj Sergei, ish-agjent rus, u gjetën pa ndjenja dhe në gjendje kritike në një stol në qytetin Salisbury të Britanisë.

Për javë të tëra ata kanë qenë në gjendje kritike deri sa shëndeti i tyre filloi të përmirësohej me shpejtësi.

Qeveria britanike thotë se ata u helmuan nga operativë rusë me një agjent nervor që përdoret në ushtri. Rusia ka mohuar se ka patur gisht në helmimin e tyre.

Drejtoresha e Spitalit të Qarkut Salisbury, Christine Blanshard, nuk tha se kur doli nga spitali Julia Skripal, por sipas burimeve, ajo u largua të hënën. Vendndodhja e saj nuk është bërë e ditur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG