Lidhje

Mbipopullimi i burgjeve në Evropë


Qeveria franceze po reformon burgjet që aktualisht janë ndër më të ngarkuarit në Evropë. Plani që u hartua pas një greve të rojeve të burgjeve në janar, përfshin eliminimin e ndëshkimeve me burgimeve afat-shkurtra për disa shkelje dhe shtimin e alternativave të tjera në vend të ndalimit 24 orësh. Por këto forma eksperimentale nuk do të aplikohen për të burgosurit e radikalizuar që përbëjnë një shqetësim madhor për Francën, eksportuesja kryesore e xhihadistëve në Irak dhe Siri dhe gjithashtu një vend që është tronditur nga një numër sulmesh terroriste. Korrespondentja Lisa Bryant vizitoi kohët e fundit burgun Eysses në Francën jugperëndimore dhe përgatiti këtë kronikë për Zërin e Amerikës:

Personeli i mencës është në vazhdën e përgatitjes së drekës. Klientët janë të uritur dhe në pritje të ushqimit.

Ky nuk është një restorant francez, por burgu Eysses në Villeneuve-sur-Lot, një qytet i njohur për arkitekturën mesjetare dhe për sistemin e burgjeve. Ky burg po shërben për të provuar një program pilot të qeverisë franceze për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në burgje dhe për të ulur rastet kur ish-të dënuarit kryejnë vepra të tjera penale. Ndër programet eksperimentale që po zbatohen këtu është nisma “Respect” për t’u mësuar aftësi pune të dënuarve:

“Pjestarët në programin “Respect” e kanë me detyrim të ndjekin 25 orë aktivitete sociale, kulturore dhe shëndeti për të mësuar një zanat. Rregulloret dhe mbikqyrja është e rreptë, por edhe përkujdesja e personelit të burgut është më e madhe,” thotë Philippe Sperandio që punon për burgun “Elysses”.

Pjesëmarrja në këtë program nuk është automatike. Të burgosurit aplikojnë dhe konkurrojnë. Ata nënshkruajnë një kontratë për të zbatuar rregulla të forta, përndryshe mund të përjashtohen. Sipas autoriteteve është ende herët për të parashikuar nëse programi do të ketë sukses në uljen e ritmit të ri-burgimit. Ata kanë vërejtur rënie në aktet e dhunshme dhe shkeljen e rregullores brenda burgut.

Për të burgosur si Jean-Claude, i cili ka kaluar tre dekada pas hekurave, programi ofron pak liri dhe dinjitet:

"Kam vuajtur dënimin në burgje me minj, me insekte. As qeni nuk do të donte të rrinte në to”.

Programet eksperimentale nuk ofrohen për të burgosurit e radikalizuar. Autoritetet po ndërtojnë qeli të reja për të izoluar ekstremistët dhe për të mos lejuar përhapjen e radikalizmit. Ata thonë se synimi mbetet rehabilitimi i këtyre individëve, por disa ekspertë të radikalizmit në Francë thonë se qeveria francize, në fakt po ia mbyll dyert metodave alternative të korrektimit:

Sistemi thekson anën ndëshkuese dhe jo metodat e integrimit. Në fakt ky është qëndrimi që aktualisht mbajnë shumë qeveri evropiane,” thotë autori Farhad Khosrokhavar.

Të burgosurit në programin “Respect” kanë çelësa për të hyrë e për të dalë nga qelia, që përbën në vetvete një simbol të rendësishëm.

“Këtu ne respektojmë njeri-tjetrin, gjë që është në të mirën e të gjithëve,” thotë një i burgsur.

Një nga synimet kryesore të programit “Respect” është t’i përgatisë të burgosurit për jetën në liri. Jean Luc punonte para burgimit në industrinë e argëtimit por tani ka plane të tjera. Ai thotë se dëshiron të ndihmojë të tjerët kur të lirohet, ashtu siç po e ndihmon sot programi në burgun “Eysees”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG