Lidhje

Meta reagon ndaj Freedom House


Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta reagoi sot ndaj raportit të Freedom House, sipas të cilit “lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e tij në krye të vendit me votat e Partisë socialiste”. Sipas Freedom House “në vitin 2011, zoti Edi Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”, shkruhet në raport.

Zëdhënësi i zotit Meta shprehu “keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”, ndërsa theksoi se zgjedhje e tij në krye të shtetit është realizuar përmes një procesi tërësisht kushtetues dhe demokratik. “Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale”, vijon më tej zëdhënësi sipas të cilit “nëse Freedom House është i interesuar vërtetë të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport” duke shprehur “bindjen se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar”, përfundon zëdhënësi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG