Lidhje

Miguel Diaz-Canel, presidenti ri i Kubës


Le président cubain sortant, Raul Castro, à gauche, une main levée, aux côtés du président élu Miguel Diaz-Canel, au centre, lors d'une session de l'Assemblée nationale de l’élection présidentielle, à La Havane le 18 avril 2018.
Le président cubain sortant, Raul Castro, à gauche, une main levée, aux côtés du président élu Miguel Diaz-Canel, au centre, lors d'une session de l'Assemblée nationale de l’élection présidentielle, à La Havane le 18 avril 2018.

Miguel Diaz-Canel u zgjodh sot presidenti ri i Kubës. Kjo shënon fundin e sundimit të familjes Kastro, që e ka drejtuar vendin prej 59 vjetësh. Raul Castro do të mbetet megjithatë kreu i Partisë Komuniste në pushtet deri në vitin 2021 dhe pritet të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në vendimet politike të vendit.

Miguel Diaz-Canel, i cili kishte shërbyer deri tani në postin e zëvendës presidentit, u zgjodh zyrtarisht si presidenti i ri i Kubës sot pas votimit në Asamblenë Kombëtare të vendit.

Është hera e parë në gati gjashtë dekada, që vendi komunist nuk do të udhëhiqet nga një anëtar i familjes Kastro.

Diaz-Canel, 57 vjeç, ishte kandidati i vetëm që u paraqit për votim për të zëvendësuar Raul Kastron, 86 vjeçar.

Diaz-Canel i cili nuk kishte lindur ende kur Fidel Kastro udhëhoqi revolucionin kuban në vitin 1959, duket se është liberal dhe konsiderohet si një pasardhës i pranueshëm nga udhëheqësit e moshuar pjesëmarrës në revolucion.

"Diaz-Canel do të bëjë më të mirën për vendin. Ai do të ndjekë procesin tonë historik me të cilin kemi jetuar deri tani, do të bëjë shumë gjëra të mira për ne dhe do të na përfaqësojë mirë në qeveri", thotë Yaliuska Moran, banore e Kubës.

Por për momentin, Raul Kastro, do të vazhdojë të jetë personi më i fuqishëm në Kubë.

86-vjeçari Kastro do të mbetet kreu i Partisë Komuniste, të përcaktuar nga kushtetuta si "forca udhëzuese superiore e shoqërisë dhe shtetit".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG