Lidhje

Rivlerësimi, rrëzohet një prokurore


Në Shqipëri, një tjetër anëtar i sistemit gjyqësor rrëzohet nga procesi i rivlerësimit. Prokurorja e Apelit të Shkodrës Besa Nikëhasani u shkarkua sot me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e saj. Prokurorja u shpreh e habitur nga vendimi dhe deklaroi se do ta ankimonte atë.

Vetingu, shkarkohet një prokurore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Me 22 vite karriere, zonja Besa Nikëhasani hyri sot si Prokurore e Apelit në Shkodër në seancën përmbyllëse të procesit të rivlerësimit ndaj saj, duke dalë prej andej si një qytetare e thjeshtë pasi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit "vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zonjën Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër”.

Vendimi u prit me duartrokitje mosaprovimi nnga Prokurorja e cila pak më pas do të shprehej e befasuar nga ky vendim: “Po pres arsyetimin se nuk e kam idenë për çfarë. Nuk e prisja, të them të vërtetën. Nuk ma ka marrë mendja ndonjëherë se unë do shkarkohem nga prokurore kur s’e kam shkelur kurrë ligjin".

Komisioni i cili deklaroi se kishte bërë verifikime të thelluara vetëm lidhur me pasurinë e saj, kishte arritur në përfundimin se prokurorja nuk justifikon me burimin e të ardhurave. dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Por sipas prokurores Inspektoriati i Verifikimit dhe Deklarimit të Pasurisë e kishte gjetur atë të rregullt ndër vite: “Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në rrugën Shtraus, pallati 151 Lezhë. Të gjithë deklarimet e mia e kanë patur këtë adresë timen. Këta thonë nuk e ka patur atë shtëpi. Po mirë nuk e paskam patur. Po 10 dynym tokë të bashkëshorit në fshatin Rrilë, shkoni e shikojeni se aty është nuk e ka lëviz njeri. Shtëpinë në Rrilë që e ka shitur bashkëshorti, aty është. Këto paratë e shtëpisë dhe tokës ku i çova unë? O më gjeni ku i çova lekët ose ajo shtëpi është e imja. Eshtë prish shtëpia është bërë pallati dhe unë kam fituar një ambjent dhe një shumë të caktuar për të blerë një dhomë e guzhinë”.

Ndër katër përfaqësuesë të lartë të gjyqësorit, deri më tani vetëm anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka kaluar provën e rivlerësimit, ndërsa të tjerët janë shkarkuar, të gjithë për të njejtin motiv, atë të mos justifikimit të pasurive të zotërojnë.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një nga pikat e forta për Shqipërinë që ajo të merrte tre ditë më parë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG