Lidhje

Thellohen protestat në Armeni


Armenian opposition supporters walk on the street after protest movement leader Nikol Pashinyan announced a nationwide campaign of civil disobedience in Yerevan, Armenia, May 2, 2018.
Armenian opposition supporters walk on the street after protest movement leader Nikol Pashinyan announced a nationwide campaign of civil disobedience in Yerevan, Armenia, May 2, 2018.

Kriza politike në Armeni u thellua të mërkurën, ndërsa udhëheqësi i opozitës Nikol Pashinyan bëri thirrje për një ditë mosbindjeje civile, pasi ligjvënësit e hodhën poshtë ofertën e tij për t’u bërë kryeministër. Por përkrahësit e tij thonë se do t’i vazhdojnë përpjekjet:

Protestuesit bllokuan linjat kryesore të transportit, si shprehje e solidaritetit me Nikol Pashinyanin, i cili megjithë mbështetjen e gjerë që gëzon, nuk u lejua për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Armenisë.

Parlamenti votoi me 45 vota pro dhe 55 kundër Pashinyan-it. Partia Republikane në pushtet e hodhi poshtë kandidaturën e tij, pas disa orë diskutimesh gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm që zgjati gjithë ditën.

Në një miting që u mbajt pas votimit të së martës, Pashinyan mblodhi përkrahësit, të cilët nuk po heqin dorë nga përpjekjet që ta bëjnë atë kryeministrin e ri.

"Ne do ta vazhdojmë luftën tonë deri në fund, nuk duam të dorëzohemi. Ne kemi qenë kurdoherë një komb fitimtar.” – tha një mësuese.

"Nikol Pashinyan duhet të plotësojë një sërë objektivash. Disa delegatë nuk mund të bëhen pengesë për planet e tij. Në thelb të kësaj lufte është dorëheqja e Partisë Republikane të Armenisë.”- tha Vigen, një përkrahës i papunë.

Partia Republikane e kryesuar nga kryeministri i dorëhequr Sezh Sarkisian refuzoi ta mbështeste Pashinyanin, pas protestave masive që sollën dorëheqjen e Sarkisianit muajin e kaluar.

Nikol Pashinyan thotë se ai është njeriu i duhur që mund të çrrënjosë korrupsionin dhe varfërinë nga kjo ish republikë sovjetike dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Vendi i vogël i Kaukazeve ka përjetuar një krizë të thellë politike gjatë javëve të fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG