Agjencitë e lajmeve të Koresë së Jugut njoftuan se takimi i parashikuar i nivelit të lartë mes Presidentit amerikan e Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Singapor.
Gazeta “Chosun Ilbo”, si dhe agjensia e lajmeve “Yonhap” cituan burime të paidentifikuara. Ato shkruajnë se SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord që takimi të zhvillohet në Singapor javën e tretë të qershorit, kjo për të shmangur përplasjen me periudhën e mbatjes së takimit të Grupin të Shtatëshes. Samiti zhvillohet në Kanada në datat 8 dhe 9 qershor dhe atje pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump.
Të premten zoti Trump u tha gazetarëve se palët "kanë rënë dakort tashmë për datën dhe vendin e takimit". Ndërkohë, më parë ai pati thënë se zona e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, mund të ishte një vend i mirë për takimin me udhëheqësin e Phenianit.
Facebook Forum