Lidhje

Armeni, udhëheqësi i opozitës merr postin e kryeministrit


Parlamenti i Armenisë zgjodhi sot kryeministër udhëheqësin e opozitës, Nikol Pashinian, në një votim me 59 vota pro dhe 42 kundër.

Pashinian udhëhoqi protestat disa javëshe, kryesisht paqësore kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së ish presidentit Serzh Sargsyan pasi ai u zgjodh kryeministër. Kritikët e akuzuan Sargsyan-in për manipulimin e kushtetutës së vendit, me qëllim që të vazhdonte të qëndronte në pushtet.

Dhjetra mijëra armenë, mbështetës së kryeministrit të porsazgjedhur

Pashinian, u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit armen për të festuar zgjedhjen e tij.

Partia republikane, e cila ka shumicën në Parlament, më parë e pati bllokuar kandidaturën e Pashinianit për t’u bërë kryeministër. Kjo shkaktoi protesta të reja, atëherë partia republikane vendosi ta mbështeste Pashinianin e partisë së opozitës, siç u shprehën ata, për të mirën e vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG