Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personalitetesh franceze, të cilët u kanë kërkuar myslimanëve të shquar të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishtere në Kuran.
Duke folur të martën në një takim të partisë në pushtet, zoti Erdogan i quajti “të neveritshme” personalitetet franceze në fjalë, ku bëjnë pjesë aktori Gerard Depardieu, këngëtari Charles Aznavour dhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy, duke i akuzuar se kanë sulmuar shkrimet e konsideruara të shenjta nga myslimanët.
Deklarata e francezëve u bënte thirrje muslimanëve të denoncojnë disa referenca, në mënyrë që "besimtarët, - sipas tyre, - të mos i referohen një teksti të shenjtë për të kryer një krim".
Presidenti Erdogan la të kuptohet se libra të tjerë të shenjtë kanë referenca të debatueshme. Nëse ata e kanë lexuar Biblën, tha ai, “ndoshta do të kërkonin që ajo të ndalohej”.
Facebook Forum