Lidhje

Rivlerësimi, rrëzohet anëtari i tretë i Kushtetueses


Në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra anëtarin tjetër të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, pasi nuk justifikoi dot të ardhurat për pasurinë e deklaruar prej tij.

Sipas Komisionit nga verifikimet e bëra, rezulton se gjyqtari nuk justifikon një pjesë të parave me të cilën ai ka blerë të vetmen pasuri të patundshme që zotëron, një apartament në Tiranë me vlerë 140 mijë euro. Gykatësi kishte deklaruar se ka marrë një kredi të butë, si dhe dy hua nga kunati dhe një mik i tij, por sipas komisionit nuk justifikohet burimi i një shume prej 1.7 milion lekësh, që sipas avokatit të tij, janë grumbulluar nga shitja e orendive të shtëpisë në Shkodër ku ai ka banuar përpara se të emërohej në gjykatën Kushtetuese, si dhe një tjetër shumë prej 275 mijë lekësh, e cila po sipas avokatit është mbledhur nga dhuratat në para gjatë dasmës së tij.

Hoxha është anëtari i tretë i Gjykatës Kushtetuese i cili rrëzohet gjatë procesit të rivlerësimit. Deri më tani vetëm gjyqtarja Vitore Tushe, është vlerësuar pozitivisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG