Takimi BE-Ballkani Perëndimor
Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, mblidhen të enjten në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit.