Lidhje

Theresa May në Shkup


Kryeministrja britanike Theresa May shkoi të enjten për vizitë në Shkup, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë. May u prit me një ceremoni të lartë ushtarake.

Kryeministrja britanike shprehu mbështetjen për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ndërsa theksoi nevojën për unitet kundër ndikimit rus në Ballkan.

Duke folur para gazetarëve, ajo theksoi nevojën për zgjidhjen e problemeve të së kaluarës:

“E di se konfliktet e së kaluarës ndonjëherë duken si të pamundura për t’u kapërcyer. Shumë çështje të vështira mbeten të pazgjidhura, përfshirë konfliktet e brendshme në rajon, kriminalitetin e organizuar, migracionin e paligjshëm dhe ekstremizmin. Duhet t’i kujtoni sfidat e së kaluarës por të mbeteni me ambicje për të siguruar të ardhmen paqësore, të begatë dhe demokratike, të cilën qytetarët dhe komunitetet tuaja e meritojnë. Me vullnetin e duhur politik, përparimi mund të arrihet shpejtë”, tha ajo.

Ndërkaq, kryeminstri maqedonas Zoran Zaev tha se itntegrimet euro-atlantike janë të rëndësishme për Maqedoninë dhe për rajonin.

“Për qytetarët e Maqedonisë paraqesin ekonomi dhe mirëqenie, ndërsa për rajonin, për BE-në dhe për botën paraqesin qëndrueshmëri dhe siguri. (Integrimet) janë pengesë për faktorë të tjerë që të qndrojnë në rrugën e së ardhmes të përbashkët që është në interes të të gjithëve”, theksoi Zaev.

Zonja May u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi. Kjo është vizita e dytë e një kryeministri britanik në Maqedoni, pas asaj të Tony Blair-it në vitin 1999.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG