Lidhje

Burimet: Miliarderit rus, Abramovich nuk i është rinovuar viza britanike


Autoritetet britanike nuk e kanë rinovuar ende vizën e miliarderit rus Roman Abramovich pasi skadoi muajin e kaluar, njofton agjencia Reuters që citon dy burime që e njohin këtë rast.

Zoti Abramovich, që në Britani njihet më shumë si pronari i klubit të futbollit Chelsea është në procesin e rinovimit të vizës, si pjesë e një procedure standarde, tha një nga burimet.

Procedura po merr një kohë më të gjatë se zakonisht por nuk ka shenja se viza nuk do të rinovohet, pasi nuk ka pasur refuzim ose ndonjë përgjigje negative, shtoi ai.

Millhouse, kompania që menaxhon pronat e Abramovichit, nuk pranoi të komentonte. As Ministria e Brendshme e Britanisë, nuk komentoi.

Abramovich, që është edhe bashkëpronar i prodhuesit të çelikut Evraz me qendër në Londër, nuk mori pjesë në finalen kampionatit të shoqatës së futbollit, kur Chelsea mundi Manchester United.

Të pasurit rusë për një kohë të gjatë kanë zgjedhur Londrën si vend banimi dhe për të bërë biznes. Megjithatë marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusisë arritën një nivel të ulët pasi Londra akuzoi Moskën se kishte helmuar ish-agjentin e dyfishtë, Sergei Skripal në Britani në Mars. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në helmim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG