Kim Jong Un kryeson një qeveri totalitare të njohur gjerësisht si një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në botë.
Por ndërsa udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut po i gëzohet vëmendjes ndërkombëtare në prag të takimit me Presidentin Trump, çështja e të drejtave të njeriut është përmendur fare pak.
Presidenti Trump e ka vlerësuar udhëheqësin koreanoverior si "shumë të nderuar" dhe "shumë të hapur", një kontrast i dukshëm ky me komentet e bëra prej tij muaj më parë. Është e paqartë se çfarë roli do të ketë çështja e të drejtave të njeriut në takimin Trump-Kim.
Para se të nisej për në Singapor, zoti Trump u pyet nëse do ta ngrinte çështjen e kampeve famëkeqe të të burgosurve në Korenë e Veriut.
“Çdo çështje do të ngrihet," tha Presidenti Trump. Por në fillim të këtij muaji ai tha se nuk e kishte ngritur këtë temë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me ndihmësin më të lartë të Kim Jong Unit.
Shumë aktivistë thonë se shqetësimet për çështjet bërthamore nuk duhet të çojnë në mospërfilljen e problemeve me të drejtat e njeriut.
Facebook Forum