Lidhje

Rusia, gati për Kampionatin Botëror


Tetë vjet pasi iu dha e drejta për të mikpritur Finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusia thotë se është gati për fillimin e garës njëmujore. Por me buxhetin total të Kupës së Botës që është rritur jo më pak se 12 herë dhe akuzat për korrupsion që rrethojnë ndërtimin e stadiumit, sa e gatshme është Rusia të për një nga garat më të mëdha sportive në botë? Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.

Harrojeni politikën dhe protestat, sepse për këta të rinj rusë Kampionati Botëror ka të bëjë vetëm me një gjë: futbollin.

"Jam shumë i lumtur që Kampionati Botëror po mbahet në Rusi! Dua që skuadra jonë të arrijë të paktën në çerekfinale dhe më idealja, të fitojë Kupën e Botës! "

Kjo mund të jetë paksa shumë për të shpresuar. Por vizita e superyjeve të futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ka entuziazmuar shumë të rinj.

“Sepse ata janë të famshëm!” thotë ky shtatëvjeçar.

Dmitry Kholnov drejton një akademi të futbollit në periferi të Moskës.

"Ekziston një frazë e artë: ‘Sporti shkon përtej politikës’. Dua të besoj shumë se njerëzit në të gjithë botën ndjejnë të njëjtën gjë".

Por shumë njerëz që nuk pajtohen. Kostoja e këtij Kampionati Botëror vlerësohet të jetë rreth 14 miliardë dollarë - më e shtrenjta ndonjëherë në një vend me pabarazi të madhe të pasurisë.

Me këto fonde është ndërtuar një infrastrukturë e re dhe disa stadiume të mëdhenj. Arena Krestovsky e Shën Petersburg u përfundua me tetë vjet vonesë dhe katër herë mbi buxhetin. Një zyrtar lokal u akuzua për marrjen e një rryshfeti prej 351 mijë dollarësh gjatë ndërtimit. Autoritetet e qytetit thonë se ndërtimi i stadiumit ia vlejti.

"Nga këndvështrimi im, është stadiumi më i mirë evropian për momentin."

Njizhnji Novgorod, vendlindja e shkrimtarit Maksim Gorki, ka një stadium të ri prej 45 mijë vendesh.

"Nuk ka 40 mijë tifozë të futbollit në Nizhny Novgorod. Nuk ka asnjë ekip të vërtetë futbolli. Përse na duhet një stadium si ky?", pyet Anna Davidova me lëvizjen “Save The City”.

FIFA, Organizatorja e Kampionatit Botëror, e zhytur me raste korruptive, i ka vlerësuar përgatitjet e Rusisë.

Gazetari sportiv Alexey Matveev thotë se FIFA ka injoruar me dashje kriminalitetin e shfrenuar.

"Ka korrupsion në futboll, vjedhje, madje vrasje të drejtpërdrejta në fushën e sporteve - asnjë prej tyre nuk hetohet. Ky është vetëm realiteti rus. Askush këtu nuk bën asgjë. Jam ende mjaft i habitur, nëse jo i indinjuar se si ishte e mundur t'i jepnin Kampionatin Botëror Rusisë me një industri të tillë të korruptuar të futbollit", thotë gazetari investigative Alexey Matveev.

Moska i hedh poshtë këto akuza dhe shpreson se politika do të harrohet pas fillimit të kampionatit nesër, ku Rusia përballet me Arabinë Saudite në stadiumin Luzhniki të Moskës, ndeshje që do të ndiqet nga presidenti rus Vladimir Putin.

Me kaq shumë kapital ekonomik dhe politik të investuar, Kremlini kërkon të sigurojë të ardhura nga një kampionat i suksesshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG